LSDM: Danella nuk punon, vetëm ndërpret projekte! Mickoski në Click Plus: Ura ASNOM është e mirë vetëm për peshkim

TË FUNDIT

LSDM me kritika për punën e kryetares së re të Shkupit, Danella Arsovskën. Thonë se ajo wshtw treguar e pa aftë, ndërsa në dy muajt e para përveç që nuk po punon asgjë, ajo po i ndërpret projektet e filluara nga kryetari i mëparshëm, Petre Shilegov.

 “Në mënyrë skandaloze ndërpreu projektin Bus rapid transit për transport efikas dhe ekologjik. Në këtë projekt është punuar tre vjet me partnerë nga Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim. Por edhe më skandaloz ishte paralajmërimi i saj se nuk do të ndërtohen dy ura të reja, ura në bulevardin ASNOM dhe ura në rrugën Lubjanska. Ura ASNOM tashmë është kah fundi dhe duhej që Arsovska ta vazhdojë ndërtimin e saj”, tha Gordan Shutarov – Këshilltar në Qytetin e Shkupit nga radhët e LSDM-së.

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, doli në mbrojtje të kryetares Arsovska. Ai në emisionin Click Plus, në TV21 tha se ura nuk mund të ndërtohet për shkak se përfundon në shtëpi dhe se tani është e mirë vetëm për peshkim.

 “Aerodromi dhe Gazi Baba, ura e ASNOM-it, përfundon në shtëpi. Tani është urë e shkëlqyeshme për peshkim, ndërsa kushton shumë para, qyteti ka marrë kredi për të. Tani është urë për peshkim për shkak se është jofunksionale. Ndërsa edhe ato dy shtëpi të zgjidhen, pastaj duhet të bëhet rruga, përsëri ka eksproprijim”, potencoi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Arsovska që kur është zgjedhur si kryetare e Shkupit nuk është paraqitur në opinion dhe nuk është e qasshme për mediat. Këto ditë mbajti vetëm brifing të shkurtër për urën ASNOM, për të cilën deklaroi se aty mundet vetëm të peshkohet.