LSDM: Bëmë gjithçka për datën! Besa kërkon zgjedhje të parakohshme! Rexhepi: Nuk vlerësojmë se duhet të rishqyrtojmë vendimin

TË FUNDIT

A do ta shqyrtojë Alternativa vendimin për hyrje në Qeveri tani pasi që nuk morëm datë për fillim të negociatave me BE, për shkak se vendimi i tyre për hyrje në pushtet ishte fillimi i proceseve euro integrues. Skender Rexhepi thotë se ata e kanë ditur se nuk do të marrim datë në dhjetor dhe se është e palogjikshme të pritet të dalin nga Qeveria. Koha për marrëveshje me Bullgarinë ishte shumë e shkurtër andaj edhe shënjestra kohore për sinjal pozitiv nga Brukseli është në janar, thotë Skender Rexhepi nga Alternativa.

 “Ne e dinim që nuk do të jetë në dhjetor, vetëm ata që deshën PR marketing të marrin në bazë të politikës ditore deklaronin se do të jetë në dhjetor. Ne me shumë vetëdije e dinim se nuk do të jetë, megjithatë presim përgjigje konkrete në janar. Varësisht se si do të jetë përgjigja në janar, ne do të veprojmë më tej si parti”, tha Skender Rexhepi, Alternativa.

Shumica parlamentare së bashku me Alternativën është e qëndrueshme dhe kjo është krijuar për stabilitet, progres të shtetit dhe parime të përbashkëta për rrugën evropiane, thonë nga LSDM. Kërkesat e një pjese të opozitës për zgjedhje të parakohshme për shkak se pushteti nuk arrin të fillojë negociatat është e papranueshme.

“Si shtet ne bëmë gjithçka për plotësimin e kushteve për fillimin e negociatave me BE-në. Pritshmëritë, që Bullgaria ta heqë traun dhe ta heqë bllokadën në frymën e vlerave evropiane, janë të arsyetuara. Qëndrimi i LSDM-së në lidhje me zgjedhje të parakohshme parlamentare është i qartë, ne mendojmë se nuk është koha për zgjedhje parlamentare“, pohoi Bogdanka Kuzevska, LSDM.

Nga VMRO-DPMNE-ja nuk deshën ta komentojnë atë që në Këshillin e djeshëm të BE-së nuk morëm fillim të negociatave, por thanë se për shkak të kësaj Alternativa  duhet të dalë nga Qeveria.

 “Në lidhje me çështjen për datë do të prononcohemi dhe do të njoftoj ditëve në vijim, të kalojë  Këshilli i ministrave. Sa i përket pjesëmarrjes së Alternativës në këtë qeveri nëse nuk marrim datë, presim që Alternativa të dalë nga qeveria për shkak se arsyeja kryesore  tashmë nuk ekziston që të jenë pjesë e këtij pushteti”, theksoi Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

Nga Besa, e cila deri para pak kohe ishte pjesë e Qeverisë thonë se ky pushtet mos suksesin e vet e mbulonte me pretekstin se do të fitojmë datë për negociata dhe andaj kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Nga Aleanca për shqiptarët me qëndrim se të gjitha paralajmërimet e mëparshme për fillim të negociatave kanë qenë mashtrime të pushtetit.

Dje Maqedonia në Këshillin e BE përsëri nuk mori datë për fillim të negociatave, ndërsa pritet që nesër në Këshillin evropian të liderëve të konfirmohet ky vendim.