LSDM & BDI vendosin kontakte, bëhet gati terreni post-Ilindenit

Must Read

Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri deri më tani janë infektuar...

Bjellorusi, arrestohen mbi 360 protestues

 Më shumë se 360 ​​persona u arrestuan në Bjellorusi gjatë protestave për inaugurimin e presidentit Aleksander Lukashenko,...

Hekurudha nga Kërçova deri në Shqipëri, Qeveria dha dritë jeshile, por duhen €426 milion euro për fazën e parë

https://youtu.be/F5815GZK6t0 426 milion euro do të nevojiten për fazën e parë për...
- Advertisement -

Parimi i pashkruar zgjedhor në Maqedoni “fituesi me fituesin” po vazhdon të jetë në fuqi.

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut ka nisur kontaktet joformale me fituesin tek shqiptarët në Maqedoni.

- Advertisement -

TV21 mëson se Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, ka nisur të bashkërendojë punët me Bashkimin Demokratik për Integrim, rreth mundësisë për formimin e qeverisë së ardhshme!

LSDM ka 46 deputetë, dhe me 15 të tjerët e BDI-së, krijon shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh për 4 vitet e ardhshme.

- Advertisement -

Zyrtarisht të dy partitë, LSDM e BDI, thonë se janë “në pushim”, megjithatë siç thonë burimet e TV21, dy kampet po bëjnë gati terrenin për negociatat formale mes liderëve të tyre, Zoran Zaev e Ali Ahmeti!

TV21 ka kontaktuar me të dy “kampet” që po folin në emër të partive të tyre, për të gjetur “të përbashkëtat”!

- Advertisement -

Protagonisti i LSDM-së as nuk pohon e as nuk e mohon kontaktet apo edhe takimin, gjersa zyrtari i BDI-së mohon një gjë të tillë.

 “LSDM edhe tani pas fitores vazhdimisht është në komunikim me të gjithë aktorët politik që janë të hapur për mbështetje të rrugës së sigurt evropiane të vendit. Tani është koha për pushim. Bisedimet me të gjitha forcat evropiane që çojnë përpara, e jo prapa si regjimi dhe e pareformuara DPMNE, do të nisin pas festës së Ilindenit dhe konstituimit të Kuvendit të ri. Kjo është e rëndësishmja-një hap serioz për të ardhmen e të gjitha gjeneratave, e jo kush me kë është takuar”, tha një zyrtar i LSDM-së.

Pas përgjigjes që zyrtari i LSDM-së na e dha për këtë kronikë,  i njëjti sërish komunikoi me TV21, për siç tha, të jetë më i qartë në lidhje me vendosjen e kontakteve LSDM-BDI për formim të qeverisë. Ai thotë  se nuk ka pasur asnjë lloj takimi dhe se presin që të ketë pas festës së Ilindenit. “Nuk ka pasur as tani në Maqedoni e as jashtë vendit. Çuditemi me informacione të këtilla” tha ai.

 “Jo nuk është e vërtetë”, u shpreh një zyrtar i BDI-së.

Lideri i LSDM-së gjatë fushatës zgjedhore, kishte thënë se parapëlqen që BDI-ja të shkojë në opozitë!


Por, Ali Ahmeti në një intervistë për TV21, e kishte vlerësuar si të ngutshme deklaratën e Zoran Zaev, dhe se parapëlqen që të vazhdojë  ta ketë partnerë qeveritar!

Pavarësisht fushatës zgjedhore, partnerët eventual të koalicionit të ardhshëm qeveritar, pritet të takohen në Reçicë, për të akomoduar kërkesën e “kryeministrit shqiptar”, kusht ky i BDI-së për votat e 15 deputetëve!

Formalisht, të dy kampet presin që qeveria të formohet më së voni në javën e tretë të gushtit!

Dita e Ilindenit festohet më 2 gusht.

F.Aliu – B.Arifi

- Advertisement -

Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri deri më tani janë infektuar 32.209.019 persona. Prej tyre vdiqën...

Bjellorusi, arrestohen mbi 360 protestues

 Më shumë se 360 ​​persona u arrestuan në Bjellorusi gjatë protestave për inaugurimin e presidentit Aleksander Lukashenko, të cilat u zhvilluan pa...

Hekurudha nga Kërçova deri në Shqipëri, Qeveria dha dritë jeshile, por duhen €426 milion euro për fazën e parë

https://youtu.be/F5815GZK6t0 426 milion euro do të nevojiten për fazën e parë për ndërtimin e hekurudhës nga Kërçova...

“Nga Bullgaria presim ndihmë, e jo pengesa”, deklarata e Karakaçanovit sërish nxit reagime në Maqedoni

https://youtu.be/w4Exd4V2_xM Nga aleatët tanë, duke e përfshirë edhe Bullgarinë, presim të na ndihmojnë në rrugën tonë drejt...

Zbulohet mini laborator dhe bimë kanabisi në Vizbeg, arrestohen tre persona!

“Më 24.09.2020 rreth orës 15:00, pasi më parë kishim marrë informata operacionale të Njësisë për Trafik të Paligjshëm të Drogës-SPB - Shkup,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -