Opozitarja LSDM akuzon se dy javë pas mega-skandalit me fondet IPARD, ministri i Bujqësisë Cvetan Tripubnovski ikën nga përgjegjësia dhe nga e vërteta për pezullimin e parave europiane.
Duke zbuluar një dokument, zëdhënësja socialdemokrate Bogdanka Kuzevska, tregoi se çfarë ka dërguar Tripunovski si përgjigje zyrtare ndaj kërkesës me shkrim për informacione rreth skandalit të IPARD-it.
“Shikoni këtë turp. Nuk ka asnjë fjalë për arsyet, asgjë për kohëzgjatjen e pezullimit të mjeteve nga IPARD-i, asnjë informacion për hapat e planifikuar për tejkalimin e këtij problemi serioz. Një hiç i madh. Tripunovski dërgon kuadër të përgjithshëm ligjor, citate nga rregullore dhe procedura që janë të njohura prej kohësh dhe që nuk japin përgjigje për pyetjet kyçe që i prekin bujqit”, tha Bogdanka Kuzevska – zëdhënëse LSDM.
Reagoi partia në pushtet, por pa u përgjigjur për akuzat e socialdemokratëve. Nga VMRO-DPMNE theksojnë se LDS pas 4 ditësh u shfaq në publik me konferencë për shtyp, gjersa pyesin nëse ka mbetur ndokush në selinë e partisë apo vetëm Kuzeska?
“Ndryshe nga dikur, sot kur VMRO-DPMNE është në pushtet, pa pompozitet, pa u njoftuar publiku dhe mediat së pari, organet kompetente veprojnë menjëherë dhe ndërmerren masa për dyshime ose prova për krim ose korrupsion. Pa marrë parasysh partinë apo kombësinë, çdo kush që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet”, u shpreh VMRO-DPMNE.
E pyetur për akuzat për jotransparencë për skandalin me IPARD-in, zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva me përgjigje:
“Absolutisht e hedh poshtë këtë pohim se fshihet çfarëdolloj gjëje nga ajo procedurë. E dini se jemi maksimalisht transparentë andaj prej që edhe Ministria e Bujqësisë por edhe të gjitha organet kompetente, që tashmë udhëheqin edhe procese jashtë pushtetit ekzekutiv, e ato janë organet gjyqësore, të japin informacionet e tyre për gjendjen”, pohoi Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.
LSDM ka akuzuar po ashtu se mosdhënia e përgjigjeve nga pushteti për skandalin, është tallje ndaj 3.000 bizneseve të reja, ndaj 10.000 vendeve të punës të mundshme dhe nënvlerësim i dëmeve prej 130 milionë eurosh. Kërkuan dorëheqjen e ministrit Tripunovski.
