LSDM: 16 nga 29 vende kanë ratifikuar protokollin e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO!

TË FUNDIT

Nga 29 vende anëtare 16 e kanë ratifikuar protokollin e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO.

Pas ratifikimit të protokollit nga ana e Norvegjisë që ishte e 15-ta me radhë dje Bundestagu gjerman edhe pse pati një debat të nxehtë e ratifikoi protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke u bërë shteti i 16-të me radhë që kanë ratifikuar protokollin.

Nga LSDM-ja theksojnë se vazhdon përparimi drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO. Në kumtesë thuhet se nga 29 vende anëtare 16 prej tyre kanë dhënë dritë të gjelbër për hyrje të vendit tonë në Aleancën e NATO-s.

Gjithashtu nga LSDM-ja thonë se inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të thotë realizim i interesave kryesore strategjike dhe kombëtare të shtetit që nga pavarësimi. Krahas sigurisë dhe stabilitetit integrimi në aleancën veriatlantike bart siguri për investime të reja hapjen e vendeve të punës, rritje dhe zhvillim ekonomik.