LREM – Republika në lëvizje duroi mposhtje në zgjedhjet e pjesshme parlamentare

TË FUNDIT

Zëdhënësi i Qeverisë franceze e ka minimizuar mposhtjen  e zgjedhjeve të pjesshme nga dita e mëparshme,  ku asnjë kandidat i partisë LREM  të shumicës parlamentare  nuk arriti të hyjë në rrethin e dytë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Dje në Francë  u mbajtën zgjedhjet e pjesshme parlamentare në gjashtë njësi zgjedhore, me ç’rast asnjë kandidat i partisë së Makron nuk arriti të gjindet në rrethin e dytë. Pa dallim nëse janë në Sena-Maritim, Ivlin, Reunion, Val-der-Marn, Rajna e Epërme ose Men-et-Loara, e majta dhe e djathta luftuan  për votat e pakta të votuesve të cilët dolën në votim (është vërejtur abstinim i rreth 80 për qind të votuesve).

I pyetur për mposhtjen e Republikës në lëvizje, zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Atal, dëshironte ta minimizojë mposhtjen:

Ai për Frans Inter deklaroi se absolutisht  nuk ka befasi në rezultatin e zgjedhjeve.

“Këto janë zgjedhje të pjesshme  ligjdhënëse që u mbajtën në  njësitë zgjedhore  të cilat ishin vatra të socialistëve ose republikanëve. Me përjashtim të njërës, ku nuk fituam në vitin 2017. Do të thotë,  nuk pritëm  veçanërisht të fitojmë  sot ku  nuk fituam në vitin 2017”, tha ai. tg/sa/