Sfida Itali-Shqipëria po afron dhe një koment për këtë takim e ka dhënë dhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Ish-mbrojtësi kuqezi shprehet në një intervistë për “Tag24” se testi i vërtetë i Shqipërisë nis në Europian, teksa nuk la pa komentuar as Italinë.
Cana tha se kombëtarja duhet të fokusohet në rrugën e saj pasi siç thotë, nuk ka asgjë për të humbur dhe shtoi se ka edhe vështirësi.
“Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur, duhet të fokusohet në rrugën e saj të rritjes siç bëri në raundin kualifikues ku përfundoi e para në grup dhe kjo nuk duhet marrë si e mirëqenë. Nuk kishte emra të mëdhenj, por skuadra bëri një punë të shkëlqyer, me Sylvinhon të aftë për të shfrytëzuar materialin në dispozicion dhe që i lejoi kombit tonë të marrë pjesë në kampionati Europian. Fatkeqësisht përfunduam në grupin më të vështirë. Kjo na bën më pak presion, por vështirësia është shumë më e madhe”, tha mes tjerash Cana.
Tutje ish futbollisti tha se do të ketë surpriza nga kombëtarja por shtiu se padyshim që ka lojtarë të mirë që do të luajnë, duke përmendur Brojën
“Tani shiriti është ngritur dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë, por Shqipëria mbetet ende një ekip i vlefshëm. Ne mbrohemi shumë mirë, me një shtyllë tërësisht italiane, për të mos thënë që ka edhe shumë surpriza për sa i përket emrave dhe ne kemi më shumë cilësi në mesfushë dhe në sulm. Është e rëndësishme të shihet gjendja e Brojës. Nëse ai është mirë, mund të jetë shpërthyes”, u shpreh Cana.
