Loriana Kuka premton maksimumin për nesër në Lojërat Olimpike /VIDEO

TË FUNDIT

Xhudistja Loriana Kuka, është për herën e dytë në Lojërat Olimpike.

Nesër ajo do të garojë në kategorinë deri në 68 kilogramë.

Kuka tha se do ta japë maksimumin në Tatami.

“Për mua ka qenë gëzim i madh që jam kualifikuar për herën e dytë. Shpresoj që do të shkojë më mirë se herën e fundit. Synimi është ta jap maksimumin, e çkado që ndodh mandej nuk i dihet”, tha ajo.

Deri më tani skuadra e xhudos e drejtuar nga Toni Kuka dhe Majlinda Kelmendi, kanë arritur që t’i fitojnë dy medalje olimpike në Paris.

Distria Krasniqi, e ka ‘rrëmbyer’ medaljen e argjendtë derisa Laura Fazliu të bronztën.

Mbetet të shihet nëse “Lori” nesër do të arrijë t’i sjellë vendit edhe ndonjë medalje.