Londra ka shpenzuar pothuajse 23 miliardë funta për shtatë ditë për planin qeveritar për mbrojtje nga papunësia

TË FUNDIT

Krahas asaj që Britania e Madhe paralajmëroi lehtësim të masave dhe ripërtiru punën në një pjesë të bizneseve, shpenzimet e rritura për mbështetjen e papunësisë në Londër tregojnë se ekonomia ende po ballafaqohet me vështirësi serioze.

Kompanitë në ishull kanë kërkuar ndihmë për mbrojtje nga papunësia për 100.000 persona gjatë javës së kaluar si pjesë e planit të Qeverisë për mbështetje deri gjithsej 9,2 milionë vende pune.

Gjatë së njëjtës periudhë, shpenzimet e kabinetit të kryeministrit Boris Xhonson në këtë drejtim u rritën në 22.9 miliardë funta, ose 28.5 miliardë dollarë nga 20.8 miliardë funta një javë më parë, raportoi Blumberg. Kjo është rritja më e madhe e shpenzimeve që nga fillimi i qershorit.

Rritja shpjegohet në një farë mase me faktin se pagat e shumë prej punonjësve të përfshirë në program paguhen në gjysmën e dytë të muajit. Nga ana tjetër, 2.6 milionë vetë të siguruar në një program tjetër kanë kërkuar ndihmë shtetërore prej 7.6 miliardë funta./MIA