Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen duhet të bisedojë me kryeministrin britanik, Boris Xhonson paradite në natën e fundit të post-bregzit bisedimeve, me shpresë se do të arrihet marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme tregtare midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian.
Burimet evropiane thonë se biseda ishte caktuar sot në orët e para të mëngjesit dhe se mund të vijojë deklaratë për mediat. Një konferencë shtypi për marrëveshjen tregtare të arritur midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian pas Bregzitit me siguri do të mbahet sot paradite, njoftoi Bi-Bi-Si. Mediumi i referohet burimeve në Londër dhe Bruksel.
Burime nga Brukseli publikuan se pas dhjetë muaj negociatash, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë afër një marrëveshjeje.
Britania u tërhoq nga anëtarësimi në BE më 31 janar, ndërsa periudha e tranzicionit skadon më 31 dhjetor. Pastaj Londra duhet të largohet nga tregu i vetëm i BE-së dhe unionit doganor.
Nëse të dyja palët nuk arrijnë marrëveshje, më 1 janar brenda natës do të vendosen dogana dhe pengesa të tjera, që do të çonte në ndërprerje të mëdha tregtare. Nëse arrihet marrëveshje, dokumenti do të shqyrtohet dhe miratohet në parlamentet e Britanisë së Madhe dhe BE-së.
