Londër: Depozita në renminbi arrin në 88.5 miliardë juanë

TË FUNDIT

Ditët e fundit, Qyteti i Londrës dhe Agjencia e Bankës Popullore Kineze në Europë publikuan së bashku “Raportin 3-mujor të biznesit të renminbi-së në Londër”. Sipas raportit, investitorët ndërkombëtarë kanë shtuar dëshirën për zotërimin e monedhës kineze renminbi dhe në Londër është shtuar shumë depozita në renminbi.

Deri në fund të 3-mujorit të dytë të këtij viti, depozita e renminbi-së në Londër arrriti në 88.5 miliardë juanë, duke shënuar rekordin më të lartë në histori.

Sipas raportit, në qershor të këtij viti vëllimi i transaksioneve në renminbi në Londër zuri 36.7 % të vëllimit të transaksioneve në renminbi në gjithë globin, duke u shtuar 3.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në 3-mujorin e dytë, shuma e mbledhjes dhe pagimit ndërshtetëror me renminbi në Londër arriti në 456 miliardë e 530 milionë juanë, duke u shtuar 79.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pasi dega në Londër e Bankës së Ndërtimit të Kinës u autorizua në qershor të vitit 2014 si banka e kleringut me renminbi në Britani, deri në fund të 3-mujorit të dytë të këtij viti, shuma e kleringut me renminbi arriti në 5.7 trilionë juanë.

Raporti tregon gjithashtu se Britania vazhdon ta ruajë statusin e tregut më të madh të këmbimit valutor me renminbi dhe të qendrës së dytë më të madhe të pagimit me renminbi jashtë vendit.

MARKETING I PAGUAR POLITIK