Lloji i ri i koronavirusit është konfirmuar në të paktën 37 vende

TË FUNDIT

Lloji i ri i koronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe, është konfirmuar në të paktën 37 vende, njoftoi Si-En-En.

Sipas ekspertëve, lloji i ri më lehtë transmetohet, por nuk ka prova se është më vdekjeprurës ose shkakton një formë më të rëndë të sëmundjes.

Lloji i ri i koronavirusit, përveç në Britaninë e Madhe është konfirmuar në Australi, Belgjikë, Brazil, Kanada, Kili, Kinë, Danimarkë, Hong-Kong, Finlandë, Francë, Gjermani, Islandë, Indi dhe Irlandë.

Gjithashtu është regjistruar në Izrael, Itali, Xhamajkë, Japoni, Jordani, Liban, Maltë, Luksemburg, Holandë, Zelandë të Re dhe Norvegji.

Lloji i ri i koronavirusit është regjistruar edhe në Pakistan, Portugali, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor, Korenë e Jugut, Spanjë, Suedi, Zvicër, Tajlandë, Tajvan, Turqi, SHBA dhe Vietnam.