Lëndët më të mëdha gjyqësore, pothuajse të gjitha kanë ngecur nëpër ndonjërën gjykatë të vendit. Për rastin “Llaskarca” ku jetën e humbën 16 persona, ka 1 vit që kur është mbajtur seanca e fundit dhe që atëherë nuk ka lëvizur asgjë. Ivan Xholev, u.d kryetar i Gjykatës Penale pranon që ka ngecje në këtë lëndë, por thotë se faji nuk është te vet gjykata.
“Informatat e mia tregojnë se ngecja është për shkak se mungojnë ekspertë të asaj fushe. Për fat të keq në Maqedoni mungojnë shumë punë. Megjithatë, këtë pyetje duhet të parashtroni në Byro, ku qëndron ngecja. Gjëja e fundit që di është se nga ekspertët është kërkuar të kryejnë ekspertizë në autobus dhe nga ana e Gjykatës menjëherë është dhënë pëlqimi që ta bëjnë atë”, tha Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Penale.
“Alfa” është rast tjetër gjyqësor për të cilin tani më shumë se 1 vit e gjysmë pritet që të këtë vendim mbi kërkesën e familjarëve për rigjykim të lëndës, megjithatë lënda për 1 vit endet nga gjykata e Apelit në gjykatën Penale.
“Lënda “Alfa” për momentin gjendet në gjykatën e Apelit, është në procedurë ankimore. Kur do të merret vendim për procedurën ankimore dhe lënda do të kthehet në gjykatën Penale atëherë menjëherë do të sillet vendim për kërkesën për rigjykim të lëndës”, tha Xholev.
I pyetur për koment mbi zvarritjen e lëndëve gjyqësore, i pari i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, shtoi se nuk dëshiron të komentoj lëndët gjyqësore. Theksoi se detyrë e ministrisë që ai drejton është që gjykatave t’u sigurojë kushte të mira për punë që do të zvogëlonin afatet e pritjes.
“Nuk do të doja të komentoj raste individuale. Megjithatë edhe gjykata ku ndodhemi tani edhe gjykatat tjera kanë rendin të veprojnë sepse ne si ministri e Drejtësisë po mundohemi të punojmë, të jemi në korniza të kompetencave tona e kjo është krijimi i kushteve maksimale, megjithatë puna për caktimin e drejtësisë është punë e gjykatave dhe subjekteve të tjera të cilat janë pjesëmarrës në procedura”, tha Nikolla Tupançevski, ministër i Drejtësisë.
Edhe rasti me djegien e spitalit modular në Tetovë assesi të fillojë, për shkak se që të dyja seancat e caktuara janë anuluar. Njëjtë është edhe me rastin kundër kompanisë “Besa Trans” , ku akuza i referohet licencës së “Besa Trans” dhe keqpërdorimit të saj.
