Komisioni Evropian mbrëm miratoi vaksinën Fajzer dhe Biontek, duke u bërë vaksina e parë kundër Kovid-19 e aprovuar në Bashkimin Evropian.
Kryetarja e KE-së Ursula von der Llajen deklaroi se ishte një “kapitull i parë i hapur” në luftën kundër pandemisë dhe se vaksina do të jetë në dispozicion për të gjithë vendet anëtare të BE-së në të njëjtën kohë dhe në të njëjtat kushte.
“Dërgesat e para do të fillojnë nga fabrika Fajzer në Belgjikë në ditët e ardhshme. Ne jemi së bashku në këtë, ndërsa vaksinimi mund të fillojë në të njëjtën kohë gjatë ditëve për vaksinim, prej 27 deri 29 dhjetor”, tha Llajen.
KE-ja miratoi vaksinimin Fajzer dhe Biontek pas rekomandimeve pozitive shkencore bazuar në një vlerësim të plotë të sigurisë, efikasitet dhe cilësi të vaksinave nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), por gjithashtu me mbështetjen e të gjitha vendeve-anëtare.
Më 6 janar, EMA do të duhet të japë mendimin e saj për vaksinën e kompanisë farmaceutike amerikane “Moderna”.
