#LjupçoNikollovski flet për fitore të sigurt të LSDM-së

TË FUNDIT

LSDM i ka vlerësuar zgjedhjet lokale si korrekte, të lira dhe demokratike. Nga partia paralajmërojnë se qendra e tyre analitike tashmë ka filluar me përpunimin e të dhënave fillestare që i marrin nga Shtabet komunale zgjedhore dhe kanë thënë se trendët fillestare tregojnë se LSDM dhe koalicioni “Më e mira për komunën time” do të shënojnë edhe një fitore të sigurt.

“Urojmë institucionet që poashtu zbatuan zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike siç i ka hije një shteti anëtar modern dhe demokratik të NATO-s dhe aspirantë për anëtarësim në BE. Atmosfera pozitive në gjithë fushatën sot është rrumbullakuar me ditë të qetë zgjedhore. Janë regjistruar disa lëshime të vogla të izoluara ku është vepruar menjëherë nga ana e institucioneve”, ka deklaruar në konferencën e sontme për shtyp, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe shef i Shtabit qendror zgjedhor të koalicionit “Më e mira për komunën time”, Lupço Nikollovski.

Ai ka thënë se gjatë ditës zgjedhore janë paraqitur sfida lidhur me votimin  shenjave të gishtërinjve dhe se ajo ka qenë diçka e pritshme që është thënë në periudhën e kaluar.

“Por votimi me shenjat e gishtërinjve ka qenë kusht për VMRO-DPMNE-në që të votojnë për Kodin zgjedhor dhe ne si parti demokratike e pranojmë atë me rezultatet zgjedhore që të jenë më shumë të besueshme dhe të mos ketë hapësirë askush të kontestojë apo të ketë alibi për çfarë do qoftë”, ka thënë Nikollovski.

Edhe pse sipas tij, trendët fillestare tregojnë edhe për një fitore të sigurt të LSDM-së dhe Koalicionit”, megjithatë ka shtuar se pasi të merren të dhënat e para në konferencë tjetër shtypi do të prezantohen edhe rezultatet fillestare.

Lidhur me mbajtjen e rrethit të dytë zgjedhor dhe atë se cili kandidat  do të duhej të mbështetet me faktin se pritet në shumë prej tyre të jenë kandidatë të koalicionit, Nikollovski ka thënë se do të diskutohet në mënyrë plotësuese se cilin do të mbështesin.

“Ne kemi qëndrime të qarta që i kemi thënë edhe tani. Për shembull në Tetovë të gjithë kemi kandidatë të veçantë dhe atëherë do të shohim cili do të hyjë dhe atëherë do të hapet moment kur ne do të nisim të negociojmë”, ka thënë ai.