Asnjëri nga dy nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, të cilët janë gjallë, Branko Cervenkovski dhe Ljubço Georgievski nuk marrin pjesë në shënimin e 20-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit edhe pse ishin të ftuar.
TV21 i ka kontaktuar që të dy. Branko Cervenkovski deri në këtë moment nuk është përgjigjur në pyetjen tonë, ndërkaq Georgievski shkurt u përgjigje se është në pushim dhe për shkak të kësaj nuk ka mundur të marrë pjesë.
Përveç Cervenkovskit dhe Georgievskit, nënshkrues të Marrëveshjes së Ohrit janë Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në aksidentin ajror, Arben Xhaferi dhe Imer Imeri të cilët kanë ndërruar jetë para disa vitesh.
