Liz Truss, kryeministrja e re e Britanisë së Madhe

TË FUNDIT

Liz Truss zgjidhet kryeministrja e re e Britanisë së Madhe.

Ajo zyrtarisht ka fituar garën për udhëheqjen e Partisë Konservatore ndaj kundërkandidatit Rishi Sunak.

Truss ka fituar 81 mijë e 326 vota, teksa Sunak ka marrë 60 mijë e 399 nga një pjesëmarrje prej 82.6 për qind të votueseve, shkruan BBC.

Ajo ka falënderuar mbështetësit e saj dhe kundërkandidatin Sunak, teksa shtoi se fushata ishte “luftë e fortë” dhe tregoi gjerësinë e talentit në parti.

Nesër, Truss do ta marrë zyrtarisht postin e kryeministres, pas vizitës në Balmoral.