Në Parkun e Çairit ka filluar protesta.
“Pa drejtësi nuk ka qetësi”, “Liri për vëllezërit tanë”, “Liri – Demokraci”, “Poshtë diktatura” dhe “Jemi autokton” janë disa nga parrullat që thirren gjatë marshimit nëpër rrugët e Çairit.
Në urën e Bit Pazarit është shpalosur edhe flamuri kombëtar dhe protestuesit janë ndaluar për një kohë.
Në marshin që do të vazhdojë deri para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dërgohet mesazhi për pakënaqësinë për “rastet e montuara gjyqësore kundër shqiptarëve”.
Bëhet fjalë për rastin “Monstra”, “Alfa”, “Almiri 4-vjeçar” dhe “Lagjja e Kumanovës”.
Në këtë protestë, shprehet pakënaqësi edhe ndaj dënimit të protestuesve në protestat paraprake të organizuara për aktvendimin e rastit “Monstra”./TV21




