Ministria e Energjetikës së Lituanisë kumtoi se vendi prej nesër nuk di të importojë energji elektrike nga Rusia dhe kështu në këtë vend më nuk do të ketë gaz, naftë ose energji elektrike ruse.
Ministri i Energjetikës, Dainius Kravis deklaroi se kjo është një kthesë e rëndësishme jo vetëm në rrugën e Lituanisë ndaj pavarësisë energjetike, por edhe reflektim i solidaritetit me Ukrainën, transmeton portali lituanez Delfi.
“Nuk mund të lejojmë që paratë tona ta financojnë makinerinë ushtarake ruse”, tha Krevis
Nevojat për gaz për Lituaninë kënaqen nga terminali për LNG në Klajpeda, ku gazi vjen nga SHBA-ja, ndërsa kur bëhet fjalë për energjinë elektrike, Lituania do të mbështetet në prodhimin dhe importin e vendeve të BE-së përmes Suedisë, Letonisë dhe Polonisë.
Në fillim të prillit, Lituanisë ndaluan të importojnë gaz nga Rusia.
