Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është liruar nga burgu, tri javë pas një dënimi pesëvjeçar për pjesëmarrje në një komplot kriminal.
Ai do t’i nënshtrohet mbikëqyrjes së rreptë gjyqësore dhe do t’i ndalohet të largohet nga Franca përpara një gjyqi në apel që do të mbahet vitin e ardhshëm.
Më 21 tetor, ish-presidenti i qendrës së djathtë, u dënua me pesë vjet burg për komplot për të financuar fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 me para nga diktatori i ndjerë libian, Muamar Gadafi.
Ekipi i tij ligjor paraqiti menjëherë një kërkesë për lirimin e tij.
