Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

TË FUNDIT

 Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata ulen për dy denarë, të EURODIZEL (D-E V) për 1,50 ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri për një denarë për litër, ka vendosur sot Komisioni rregullator i energjetikës dhe shërbimeve të ujit.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS 95 është 84,50 denarë, i EUROSUPER BS – 98 është 86,50 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 86,50 denarë, ndërsa Vaji për djegie Ekstra i lehtë për 82,50 denarë.

Për 0,027 denarë shtrenjtohet Mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 41,810 denarë për kilogram.