Lirohet atentatori i Ronald Reganit

TË FUNDIT

Gjykatësi e pranoi kërkesën për lirimin pa kusht të Xhon Hinsli Junior, i cili më 30 mars të vitit 1981, tentoi ta vrasë presidentin amerikan Ronald Regan.

Hinkli del në liri gjashtë vjet pas lëshimit të tij nga spitali psikiatrik.

Sipas gjykatës, pas disa viteve mjekim dhe mbikëqyrje psikologjike, Hinkli më nuk është i rrezikshëm për shoqërinë dhe nga 15 qershori mund të jetë pa kontroll gjyqësore, vlerësoi gjykata.

Hinkli, i cili ka 67 vjet, gjuajti në presidentin amerikan, derisa ai po dilte nga hoteli “Hillton” në Uashington.

Regan ishte goditur në gjoks, afër zemrës. Gjatë kësaj, tre persona ishin plagosur, në mesin e të cilëve edhe Xhejms Brejdi, zëdhënës i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë, i cili kishte pasoja nga plaga dhe probleme me të folurit.

Mbi 30 vjet Hinkli ishte i mbyllur në spital psikiatrit, që në vitin 2016 të marrë leje që të jetojë me nënën e tij 90-vjeçare.

Jeta e tij ishte nën rregulla të rrepta: duhej të paraqiste çdo dalje nga shtëpia, ku do të lëvizë, në cilën kohë, a i ka ndodhur diçka gjatë kësaj, rregullisht të vizitojë mjek ose të kërkojë këshilla të tij përmes telefonit, si dhe të mbajë ditar për aktivitetet e tij.

Ai kishte ndalesë të pakushtëzuar për kontakt direkt dhe indirekt me Xhodi Fosterin dhe familjen e saj, me mbështetësit e Ronald Reganit dhe me viktimat.

Sipas dokumenteve gjyqësore, gjendja e tij psikike tani është “stabile”.

“Po të mos bëhej fjalë për atentat të presidentit, ai tashmë një kohë të gjatë do të ishte në liri”, deklaroi gjykatësi Poll Fridman.