Edhe përkundër kundërshtimit të ekologëve dhe shoqatave të peshkimit, Liqeni i Ohrit është dhënë më koncesion për peshkim komercial. Kompania e cila ka marrë koncesionin ka dhënë një çmim rekord tregon ministri i Bujqësisë Lupço Nikolloski, i cili vlerëson se më këtë veprim do t’i vijë fundi ekonomisë gri të peshkut.
“Sa i takon koncesionit për shpërndarjen e peshkut në Liqenin e Ohrit, vendimi është sjellë, kryesisht në mënyrë elektorike është zgjedhur kompania dhe u arrit një çmim rekord prej 25 milion denarë në kompensim në interes të shtetit”, pohoi Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.
Ambientalistët dhe aktivistët e Ohrit çdo herë kanë qenë kundër dhënies në koncesion të Liqenit të Ohrit. Thonë se në planin e UNESCO-s nuk është e paraparë që Liqeni të jepen në koncesion.
“Vërejtja e parë është ajo që Liqeni ende nuk ka një përpunim ndonjë bazë peshkimi bazuar në të dhëna të mira, nga ana tjetër UNESCO ose plani për menaxhim me Liqenin e Ohrit nuk e parasheh që të jepet në koncesion derisa nuk kemi të dhëna të mira dhe stabilizim të popullimit të troftës së Ohrit dhe nga ana tretë nëse është dhënë në koncesion lind pyetja se kush do ta kontrolloj peshimin nga ana e koncensionerit”, pohoi Goko Zoroski, ekolog.
Por Ministri Nikollovski vlerëson se dhënia në koncesion e Liqenit për përshkim do të vendos rregulla. Ai mendon se ata që janë kundër koncesionit kanë interesa të tjera.
“Përkundrazi vlerësoj se çdo koncesion vendos rregull nëse duam që diçka të mbrojmë dhe nëse kujdesemi për ambientin jetësor dhe nëse kujdesemi për peshkun, nëse duam ta ndalojmë ekonominë gri dhe të sundojë ligji, atëherë duhet të ketë koncesion. Ata që vlerësojnë se nuk duhet të ketë koncesion, me siguri bëhet fjalë për interesa tjera”, tha Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.
Në Liqenin e Ohrit nuk ka koncesioner që nga janari i vitit 2020, kur shteti i ndërpreu koncesionin kompanisë “Letnica-Belvica” që kryente këtë aktivitet, pasi nuk mbante evidencë të saktë të peshkut të kapur.
