Lideri i Nismes Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas rezultateve të para të zgjedhjeve nga të cilat del se Nisma nuk e ka kaluar pragun, ka mbajtur një konferencë për media.
Limaj tha se edhe pse në këto zgjedhje Nisma nuk fitojë, ajo nuk do të ndalet në zotimet e tyre.
“Ne si nismë do vazhdojmë fuqishëm në fuqishëm në promovimin e kauzës sonë ne nuk do ndalemi”, tha Limaj. I pari i Nismës gjithashtu uroi edhe VV-në për fitoren.
