Ligji që do t'ia 'zbut' varfërinë Shqipëris

TË FUNDIT

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj kanë prezantuar sot Projektligjin për zejtarinë. Sipas kryeministrit Rama, ky projektligj është një mënyrë për t’i shpallur luftë varfërisë, kurse arsimi profesional është një kthesë e mirë për të ulur papunësinë, pasi u jep mundësi të mira të rinjve.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj kanë prezantuar sot Projektligjin për zejtarinë. Sipas kryeministrit Rama, ky projektligj është një mënyrë për t’i shpallur luftë varfërisë, kurse arsimi profesional është një kthesë e mirë për të ulur papunësinë, pasi u jep mundësi të mira të rinjve.

“Zejet dhe zanatet janë armët që të rinjtë do kenë nesër në dorë për tregun e punës,” tha Rama, ndërsa informoi se projekti për zejtarinë mbështetet nga një kompani e famshme gjermane e cila u jep mundësi të rinjve që të marrin përvojë.

Kryeministri shqiptar shprehu edhe një herë bindjen se “gjithë plaga e thellë e papunësisë e gangrenizuar për 20 vjet, mund të lehtësohet përmes zanateve dhe forcave te kualifikuara të punës”.

“Kjo është arsyeja që shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi janë më shumë të integruar seç ishin shumë vite me parë, sepse sot janë njerëz që kanë zanate”, tha Rama.
“Jemi duke krijuar një sinergji mes nevojës për punë dhe mundësive për punë, një sinergji që e bazojmë fort tek lufta me varfërinë e aspiratave. Ne kemi bindjen se gjithë plaga e thellë e papunësisë, e cila është hapur, thelluar, infektuar dhe gangrenizuar 20 vjet me radhë, mund të luftohet dhe mund të lehtësohet në mënyrë të vazhdueshme përmes rritjes së dijeve dhe forcave të kualifikuara të punës,” tha Rama.

Ministri Veliaj në fjalën e tij vuri theksin se politika e ndjekur nga qeveria gjatë këtyre 18 muajve ka qenë që t’u japë të rinjve një zanat të certifikuar, i cili do jetë nesër një garanci më shumë për një punë.
Fokusi i projektligjit është rregullimi i ushtrimit të veprimtarisë zejtare, aftësimit dhe kualifikimit profesional në këtë fushë, si dhe organizimi i subjekteve zejtare nëpërmjet krijimit të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë.

Gjatë fjalimit të tij sot për prezantimin e këtij projektligji të ri, Rama ka prekur edhe temën e zgjedhjeve vendore, ku ka vlerësuar kandidatin socialist për Bashkinë e Tiranës Erion Veliajn, të cilin e ka cilësuar si ministrin më të mirë të Qeverisë që do të rikthejë kryeqytetin në drejtimin e duhur pas zgjedhjeve të 21 qershorit.