Ligji për pensionim të obligueshëm në 64 vjeç? Shahpaska: Opozita e ka bllokuar me 500 amendamente

TË FUNDIT

Përdorimet e niseshtes së misrit jashtë kuzhinës

Niseshteja e misrit mund të jetë një ndër përbërësit kryesorë të kuzhinës suaj, por ajo që nuk dinit është...

Zejdi apel kryeministrit, të lirohen të pafajshmit në burgje. Ademi i thotë se po bën politikë

Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA, nëpërmjet emisioni Click Plus i bëri apel kryeministrit Zaev që të lirohen të pafajshmit...

Zejdi: Në protestën për Monstrën policisë i mungonin vetëm tanket

Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA nëpërmjet Click Plus komentoi edhe protestat e së premtes për rastin “Monstra”. Rexhepi tha...

Zejdi: Me votëbesimin e sotëm të Qeverisë, Zaev-Ahmeti dëshmuan se kanë kompleks për shumicën jostabile!

Pak para votimit të votëbesimit të Qeverisë, opozita braktis Kuvendin. Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA, në Click Plus, tha...

Shumica parlamentare është stabile – thotë në Click Plus deputeti Arbër Ademi

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në Click Plus, komentoi edhe votëbesimin e Qeverisë e cila ishte kërkesë e kryeministrit...

Zgjidhja ligjore për pensionim të obligueshëm në sektorin publik në 62 dhe 64 vjeç është në procedurë kuvendore, por është bllokuar me 400 – 500 amendamente nga opozita, deklaroi ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

 “Informacionet e mia si ministre janë se ligji ka arritur në leximin e dytë dhe se për të katër ligjet që e rregullojnë pensionimin me 64 vjeç janë dorëzuar. Ligji për marrëdhënie pune, ligji për zyrtarë administrativë, ligji për mbrojtje shëndetësore dhe ligji për arsim të lartë janë të bllokuara nga ana e opozitës me nga 400 deri 500 amandamente dhe debate ka arritur deri në lexim të dytë, debat për amandamente në shtëpinë ligjvënëse”, tha Jagoda Shahpaska – Ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

Shahpaska ju bëri thirrje deputetëve të pushtetit dhe të opozitës ta tejkalojnë këtë situatë dhe të mundësojnë procesuimin e ligjit, veçanërisht pasi, siç theksoi, të gjitha amendamentet në esencë janë të njëjta dhe kanë të bëjnë vetëm me afatin kur vlen ligji.

Ndërkaq fundi nuk po i shihet as Ligjit për blerjen e stazhit. Ministrja Shahpaska nuk dha detaje mbi procedurën e kësaj çështjeje, duke theksuar se afati për hyrjen në fuqi të këtij ligji që e kanë premtuar si Qeveri skadon në vitin 2024.

 “Së pari duhet të krijohet një regjistër qendror i të gjithë personave të siguruar në vend. Është mjet shumë i rëndësishëm që do të menaxhohet nga një organ i veçantë, qoftë ai brenda Ministrisë së Punës apo në mënyrë të pavarur.por me rëndësi është që korrniza të plotësohet. Paralelisht me këtë deri në qershor do të duhet të miratohet edhe ligji i ri për punësimin e personave me nevoja të veçanta. Të gjitha zgjidhjet ligjore që janë pjesë integrale do të lëvizin përpara”, potencoi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska.

Një prej detyrave të para që Qeveria e paralajmëroi në mandatin e parë është ndryshimi i Ligjit për pensionim. Ligji i ri për pension parasheh pensionim të obligueshëm të grave në moshën 62 vjeçe dhe burrave në moshën 64 vjeçe. Me Ligjin nuk do të përfshihet kuadri mjekësor dhe profesorët universitarë. Ligji duhej të hynte në fuqi nga 1 janari, ku pritet të pensionohen mbi 10 mijë persona.

TË NGJAJSHME