Lidhja Nacionale për Demokraci në pushtet i fitoi zgjedhjet parlamentare në Mianmar

TË FUNDIT

Partia në pushtet e presidentes të Mianmarit, Aung San Su Ki i ka fituar shumicën në parlamentin e ri dhe do të formojë qeverinë e ardhshme, sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve në këtë vend aziatik.

Rezultatet e fundit nga zgjedhjet e së dielës konfirmojnë se Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) ka më shumë se 322 vendet e kërkuara në parlament.

NLD ka fituar 368 nga gjithsej 412 vende deri më tani dhe rezultatet priten për 42 vendvotime të tjera.

Kjo fitore është një lehtësim i madh për Su Ki, fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, e cila kishte  mandat të parë të stuhishëm dhe vështirë se arriti të përmbushë pritjet e publikut.

Në mandatin e saj të dytë, ajo përballet me detyrën e zhvillimit të vendit, i cili ishte i izoluar për gati 50 vjet dhe po copëtohej nën një rregull të rreptë ushtarak. Ajo kaloi një pjesë të asaj periudhe nën arrest shtëpiak.

Vëzhguesit ndërkombëtar vlerësojnë se zgjedhjet kanë kaluar pa probleme.