Rroga minimale të jetë 300 euro, por edhe rritje graduale për të gjitha rrogat e tjera dhe regres për të gjithë punëtorët publiko-administrativë, kërkoi Lidhja e Sindikatave në protestën e sotme para selisë së Organizatës së punëdhënësve duke e bllokuar qendrën e qytetit për një orë.
Ky është vetëm një rikujtim e asaj që e premtoi kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev para zgjedhjeve.
LSM-ja paralajmëron se do t’i publikojë me emër e mbiemër të gjithë deputetët që nuk do të votojnë për Ligjin për ndryshime të Ligjit për rrogë minimale më 10 shkurt. Dallimet në përllogaritjet e rrogës minimale me Lidhjen e punëdhënësve qëndron në atë se ata mendojnë se rroga minimale nuk duhet të jetë më e ulët për 50% nga ajo mesatarja, ndërsa nga LSM-ja kërkojnë që të mos jetë më e ulët se 60% prej rrogës mesatare. Nëse hasin në vesh të shurdhër, nga LSM-ja paralajmërojnë protesta në gjithë shtetit, për shkak se bordet e grevës tashmë janë përgatitur.
