Rritja e pagës minimale është motivuar politikisht dhe është masë populiste, e cila do të ndikojë në rritjen e ekonomisë gri dhe rritjen e papunësisë, vlerësojnë nga Lidhja e Odave Ekonomike. Theksojnë se nëse realisht Qeveria do të ndihmojë qytetarëve dhe bizneseve, atëherë le të zbatojë masë për uljen e kontributeve.
“Te ne shkalla efektive e kontributeve dhe tatimi i të ardhurave të pagës bruto është 33%, në Gjermani është 27%, në Bullgari 19%, në Slloveni 18%, Kroaci 17%. Ky dallim është më i madh nëse vendoset në kontekst me cilësinë e kushteve të Fondeve shtetërore pensionale dhe shëndetësore. Me pagë më të lartë minimale prej 18000 denarëve me përfshirjen e tatimit personal dhe kontributeve, paga bruto do të jetë rreth 27 mijë denarë ose pothuajse 50% më shumë se vetë paga”, tha Aleksandra Andreeva nga Lidhja e Odave Ekonomike.
Bllagoja Grozdanov nga Lidhja e Odave Ekonomike vlerëson se efekt nga rritja e pagës minimale do të jetë edhe rritja e inflacionit.
“Fakt është që kemi rritje të shpenzimeve, por ta zgjidhni këtë problem me rritjen e pagës do të ishte sikur ta shuani zjarrin me vaj. Përnjëherë i rrisni shpenzimet e kompanive që mund edhe më shumë të ndikojë në spiralen e inflacionit dhe të ndikojë edhe më shumë në rritjen e shpenzimeve. Mënyra e vetme për të dalë nga kjo situatë është që të mundësohen kushte për lojë dhe zhvillim të kompanive dhe funksionim në nivel më të lartë të aktivitet ekonomik”, shtoi Bllagoja Grozdanov nga Lidhja e Odave Eknomike.
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, shkurt komentoi se rritja e pagës minimale në 18 mijë denarë është me qëllim rritjen e të drejtave të punëtorëve.
“Ky vendim i cili duhet të ndodhë në të ardhmen është në drejtim të rritjes se drejtave të punëtorëve siç është edhe ligji I cili u miratua në Kuvend për ditën e diel ditë jo pune”, u shpreh Muhamet Hoxha – zëdhënës i Qeverisë.
Nga Oda vlerësojnë se për shkak të krizës covid, situata në terren është katastrofale dhe vazhdimisht po mbyllen kompani dhe largohen punëtorë, ndërsa rritja e pagës minimale do t’i shtyjë kompanitë që në luftën për mbijetesë, të kthejnë praktikën e pagave në një zarf.
