Liderët e BE-së e hodhën poshtë “aneksimin ilegal” rus në rajonet ukrainase

TË FUNDIT

Liderët e BE-së sot premtuan se “asnjëherë nuk do ta pranojnë” aneksimin ilegal të katër rajoneve ukrainase drejt Rusisë dhe e akuzuan Kremlinin se po e rrezikon sigurinë globale.

“Fuqishëm e hedhim poshtë dhe padyshim e dënojmë aneksimin ilegal nga ana e Rusisë të rajoneve ukrainase Donjeck, Luhansk, Zaporozhjë dhe Herson”, thuhet në kumtesën e 27 liderëve të BE-së.