Një anije me 700 emigrantë në bord është përmbytur në Libi.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth 22 milje në brigjet e Zuwara, ndërkohë që ekipet e shpëtimit janë angazhuar për evakuimin e pasagjerëve të anijes.
Organizata Ndërkombëtare e migrantëve bën me dije se deri tani janë shpëtuar rreth 100 persona.
