Përhapja e lisë së majmunit mbetet e kontrolluar dhe e kufizuar. Teksa u përpoq të qetësojë botën në një deklaratë ditën e martë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rastet e konfirmuara jashtë vendeve ku virusi përhapet normalisht, kanë shkuar në 131 që prej 7 majit.
“Gjëja më e rëndësishme aktualisht është të kuptojmë se përhapja e lisë se majmunit mund të kontrollohet përmes gjurmimit të rasteve dhe izolimit”, tha Rosamund Lewis, Eksperte e OBSH.
