Lëvizje e kufizuar, mbajtja e maskave… Jeta pas Kovid-19 nuk do të jetë e njëjtë?!

TË FUNDIT

Lëvizje e kufizuar, karantinë, mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, janë vetëm një pjesë e realitetit të ri dhe mënyrë e jetesës të cilën për disa muaj na e imponoi pandemia e korona virusit. Tashmë një kohë përditë shohim qendra tregtare të mbyllura, shitore, parqe të zbrazura, kinema dhe teatro jofunksional. Përshëndetja me dorë, përqafimi dhe puthja me miqtë tashmë  një kohë janë vetëm kujtim nga e kaluara. Dhe përderisa personat profesionist kërkojnë mënyrë si të përballen me këtë armik të padukshëm, dalëngadalë jeta fillon të kthehet në normalitet. Por si do të duket jeta pas korona virusit, çka na mungon më së shumti dhe a do të bëhet normale mënyra e tillë e jetesës apo do tu kthehemi veseve të vjetra! Shumicës së qytetarëve më së shumti u mungon liria dhe shoqëria me miqtë.

Qytetarë:

  • Më mungon liria. Dëshiroj të takohem me miqtë dhe kushërinjtë e mi. Vesi me distancën, përshëndetje pa përqafim dhe puthje do të mbetet një kohë më të gjatë.
  • Më mungon shoqërimi me miqtë, të shëtisim së bashku në natyrë, së pari do të bëj pikërisht këtë. Do të shëtis me shoqet. Mendoj se do të mbahet ajo distancë edhe pas korona virusit.
  • Më së shumti nga më parë më mungon liria e lëvizjes. Mendoj se do të na mbetet ves mbajtja e distancës edhe në të ardhmen.

Profesori universitar dhe sociologu, Ilija Aceski, vlerëson se kjo që po ndodh tashmë disa muaj si pasojë e korona virusit, do të lë pasoja te qytetarët.

Kjo do të lë gjurmë dhe raporti mes njerëzve se ai tjetri është infektues potencial, se duhet të respektohet distanca shoqërore, por gjithsesi se do të ndikojë te qytetarët e vendit kur të mendojë se duhet të jemi tepër të afërt që të përjetojmë intimitet. Kjo do të lë gjurmë së paku në sjelljen e përditshme”, tha Ilija Aceski, profesor universitar dhe sociolog.

Sipas rekomandimeve të Qeverisë është e obligueshme mbajtja e maskave në transportin publik dhe hapësirat e mbyllura ku nuk ekziston mundësi për mbajtjen e distancës. Ndalesa për grupim prej më shumë se dy personave edhe më tej mbetet në fuqi.