I ashtuquajturi “Grupi i zjarrit”, që më vonë kaloi në fraksion brenda Bashkimit Demokratik për Integrim tanimë është formalizuar si subjekt politik. Emrin do ta ketë Lëvizja Demokratike, transmeton TV21.
Muhamet Asani nga kjo parti thotë se me Lëvizjen Demokratike synohet të hapet një kapitull i ri në politikën e Maqedonisë së Veriut.
“Sot e shfrytëzoj rastin që të ju ftoj të gjithëve, pa përjashtim që të bëheni pjesë e Lëvizjes Demokratike, pjesë e një fillimi e një fillimi të ri dhe së bashku ta çojmë deri në fund betejën e nisur, sepse vetëm bashkë mundemi të bëjmë ndryshimin që duam”, tha Asani.
