Për shkak të rritjes së çmimeve për derivatet e naftës, çmimit të energjisë elektrike dhe rritjen e çmimit të produkteve bazë ushqimore, Lëvizja Besa ka kërkuar nga Qeveria që të përgatisin pako ekonomike për të ndihmuar drejtpërdrejtë qytetarët dhe bizneset, sidomos ato të cilët merren me prodhimtari. Nga Besa thonë vendi është duke hyrë në një krizë të thellë ekonomike, prandaj ndihma për qytetarët është më se e nevojshme.
“Lëvizja BESA përmes analizave të gjithë parametrave ekonomike I propozon Qeverisë që urgjentisht të shpërndajë vauçerë për çdo familje në vlerë që të ardhurat për një familje të jenë së paku në çmimin e shportës konsumuese. Po ashtu, propozojmë që urgjentisht të sillet vendim për heqjen e akcizave dhe tatimeve tjera plotësuese që janë në fuqi për importin e derivateve të naftës dhe me këtë të lirohet presioni edhe ndaj qytetarëve por edhe ndaj bizneseve”, tha Abdush Demiri, Lëvizja Besa./TV21
