Letërnjoftimet dhe pasaportat në Shkup do të mund të tërhiqen edhe gjatë fundjavës

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme  i njofton qytetarët në Shkup se gjatë periudhës deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare do të mundësohet  marrja e  dokumenteve personale të gatshme (letërnjoftime dhe pasaporta) edhe gjatë fundjavave.

“Gjatë periudhës deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 15.07.2020, Ministria e Punëve të Brendshme do të mundësojë, në selinë e Repartit për Punë Administrative Shkup (ndërtesa e RTVM) dhe zyra  rajonale “Beko” lëshim të  dokumenteve personale  përveç në orarin e rregullt të punës (nga ora 07:30-20:00 prej ditës së hënë deri të premten) dhe çdo të shtunë dhe të dielë (27 dhe 28 qershor dhe 4, 5, 11 dhe 12 korrik) në periudhën nga ora 08:00-16:00″, kumtuan sot nga MPB./MIA