Lëshohet në përdorim skilifti i ri me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

TË FUNDIT

Sot është lëshuar në përdorim skilifti i ri me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit, i cili do të jetë në dispozicion për ata që e duan skijimin.

Në Kodrën e Diellit ka qenë i pranishëm ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili tha se ky skilift do të mundësojë kushte të reja për të gjithë turistët.

Ndryshe, rikujtojmë që skilifti me gjashtë ulëse vitin e kaluar u përurua, por për shkak të mungesës së borës, ai nuk u lëshua në përdorim.