Lëshohet në përdorim parkingu i ri në Qendrën Klinike

TË FUNDIT

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot bënë një turne në kampusin klinik “Nënë Tereza” dhe inspektuan disa nga shume aktivitetet ndërtimore të realizuara në periudhën e kaluar.

Ai shtoi se janë rikonstruktuar të dy parkingjet ekzistues në klinikat për kirurgji dhe gjinekologji, përkatësisht 6.000 metra katrorë janë zgjeruar në rreth 20.000 metra katror dhe do të mundësojnë funksionimin cilësor të këtij kampusi deri në ndërtimin e një qendre të re klinike.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi se ky është një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që do të ndryshojë plotësisht pamjen dhe do të lehtësojë funksionimin e Qendrës Klinike.