Një djalë 13-vjeç do ta mbajë mend fillimin e vitit 2025 për shkak të dëmtimit të rëndë nga mjetet piroteknike që i shkaktoi lëndim të parikuperueshëm në dorë. Është operuar në Klinikën e Fëmijëve.
Merxhanovski thotë se urgjenca ka pasur 30% më pak intervenime sesa vitin e kaluar. Janë bërë 35 kontrolle, nga të cilat nëntë si pasojë e aksidenteve, dy pacientë nga sulmi fizik dhe një i huaj i dehur me hundë të thyer dhe lëndime në kokë.
Drejtori i spitalit “Shën Klimenti i Ohrit”, Nebojsha Nastov, thotë se mbrëmë nuk kanë pasur pacientë si pasojë e lëndimeve me piroteknikë, por se në muajin fundit kanë qenë rreth 50 raste, kryesisht të miturit të moshës 12 deri në 17 vjeç. Ai thkesoi se gjatë natës së ndërrimit të moteve kanë pasur vëllim të zakonshëm të punës.
Natë relativisht e qetë ka qenë edhe në Toksikologji, ku ndihmë kërkuan 21 persona, 18 prej tyre për shkak të helmimit nga alkooli. Sipas drejtorit të Toksikologjisë, Andon Çibishev, katër nga pacientët janë femra, ku më e reja është 17 vjeç dhe më e moshuara 26, ndërsa nga meshkujt, më i riu është 14 vjeç dhe më i moshuari 38. Sipas Çibishevit, këtë vit ka pasur pak pacientë për shkak të ndërgjegjësimit më të madh të qytetarëve, por që duhet pasur shumë kujdes me alkoolin sepse sasi të caktuara mund të jenë të rrezikshme për jetën.
Çibishev theksoi se një pacient ka përzier alkool dhe ilaçe, gjë që është jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin. Të gjithë 18 personat janë liruar në shtëpi, me këshilla se si të veprojnë ditëve në vijim.