Lëndë e re për ish-ministren e Financave, në bazë të cilave kritere “Grouper” ka marrë ndihmë nga masat anti-krizë?

Must Read

“Besa” synon të formojë grup parlamentar, askush nuk pohon se do ta ndihmojë me deputetë

https://youtu.be/7eyhebHnNfQ Lëvizja Besa po synon që të ketë grupin e saj parlamentar,...

Qëndrime të ndara për punësimet etnike, Bekteshi apelon: Politikanët ta lexojnë programin qeveritar

https://youtu.be/RWxYhMT3nvo Pas prezantimit të projekteve për katër vitet e ardhshme, theksi kryesor...

Pritet valë e re e virusit korona në vjeshtë, ekziston mundësia për vendosjen e masave të reja restriktive

https://youtu.be/544VIjF9mqA Vera po mbaron, ndërsa me të edhe periudha stabile të cilën...
- Advertisement -

Pas lëndës për bankën Eurostandard, për ish-ministren e financave, Nina Angellovska, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit hapi lëndë të re. Do të kontrollohet a i është ndarë në mënyrë të drejtë ndihma, përkatësisht a ka pasur nevojë reale kompania për online tregti për ndihmë të tillë, apo të njëjtën e ka fituar me arsye të pabaza.

Sipas të dhënave nga vegla për transparencë “Financa të hapura”, kompania VEBSPOT SHPK e cila qëndron pas platformës për online tregti grouper.mk, për tre muaj nga shteti ka marrë ndihmë për pagesën e pagave në vlerë prej 11 mijë eurove.

- Advertisement -

Nga kompania VEBSPOT për REL thonë se kompania çdoherë ka punuar në përputhje me rregullat ligjore. Shtojnë se atë parim të punës e kanë respektuar edhe gjatë marrjes së ndihmës për pagesë të pagave.

 “Mbështetja financiare për pagesën e pagave të punëtorëve ishte masë anti-krizë e kushtëzuar dhe joselektive e cila vlente për të gjithë kompanitë që i plotësojnë kushtet e publikuara”, thonë nga kompania Vebspot.

- Advertisement -

Nga VMRO-DPMNE sot edhe një herë e thirrën PP që të hap lëndë për shpërndarjen e ndihmës së tillë për kompaninë e Angellovskës dhe për kompaninë “Elenica” për të cilën thonë se është kompani familjare e Zaevit, si dhe Zaev dhe Angellovska të kthejnë paratë.

 “Kemi dyshime se në këtë rast është kryer vepra penale – Keqpërdorim i funksionit zyrtar dhe autorizimeve nga neni 353 paragrafi 5 nga Kodi Penal me çka është bërë dëm mjeteve të Buxhetit, që sanksionohet me dënim me burg prej më së paku 4 vjetëve. I bëjmë thirrje PP që të hetojë rastin dhe në afat sa më të shkurtër të kryej veprime në drejtim të kthimit të parave te qytetarët”, deklaroi Naum Stoillkovska, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

- Advertisement -

Ky është rasti i dytë me funksionarë të lartë për të cilin KSHPK hap procedurë për pjesën e ndarjes së mjeteve nga seti i parë i masave ekonomike. Në të njëjtën lëndë po hetohet për kompaninë në të cilën ish-Zëvendës Kryeministri Kocho Angjushev është pjesë e strukturës së pronësisë “Brako”, e cila gjithashtu përdori disa nga këto masa.

Dje, Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së Odës Ekonomike, tha se çdo kompani në vend mund të kërkojë ndihmë nga masat anti-krizë nëse përballet me pasojat e krizës së kovidi-19.

- Advertisement -

“Besa” synon të formojë grup parlamentar, askush nuk pohon se do ta ndihmojë me deputetë

https://youtu.be/7eyhebHnNfQ Lëvizja Besa po synon që të ketë grupin e saj parlamentar, por tani për tani nuk...

Qëndrime të ndara për punësimet etnike, Bekteshi apelon: Politikanët ta lexojnë programin qeveritar

https://youtu.be/RWxYhMT3nvo Pas prezantimit të projekteve për katër vitet e ardhshme, theksi kryesor në konferencën për media të...

Pritet valë e re e virusit korona në vjeshtë, ekziston mundësia për vendosjen e masave të reja restriktive

https://youtu.be/544VIjF9mqA Vera po mbaron, ndërsa me të edhe periudha stabile të cilën e kemi pasur deri më...

Tottenham përballë Shkëndisë, Gjoka: Një ndeshje që do të krenojë të gjithë Maqedoninë

https://youtu.be/yTfLXh8OcC4 Ky gol i Ibrahimit bëri të vazhdojë ëndrra e Klubit Futbollistik të Shkëndisë që të kalojë

Mickoski mbetet, Janushevi largohet, Bordi iniciues dhe LSDM-ja vlerësojnë se ndryshmet janë vetëm teatro

https://youtu.be/ySjClHGuV5M Pas Komitetit të djeshëm Qendror të partisë opozitare, VMRO-DPMNE, krahas ndryshimit të një pjese të anëtarësisë...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -