Përderisa lënda “Target-Fortesa” për ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ka ndenjur 9 muaj në sirtarin e gjykatësit informues Enver Bexheti dhe është rrezikuar vjetërsimi i saj, gjykatësi ka zgjidhur lëndë të tjera, madje edhe më te reja të vitit 2022, por jo edhe lëndën për Mijallkov. Kështu ka konstatuar raporti që ka përgatitur grupi i punës i Këshillit Gjyqësor.
“Si grup pune duke konstatuar këtë gjendje, vlerësojmë se nuk ka shkaqe të arsyetuara për kalimin e një periudhe kaq të gjatë që nga përfundimi i seancës publike deri te sjellja e vendimit për lëndën KOK-ZH/81/21 (Target- Fortesa). Vlerësojmë se me veprimin e tillë në këtë lëndë nga ana e gjykatësve janë krijuar kushte për vjetërsim eventual të lëndës”, tha Tanja Çaçarova-Ilievska, anëtare e Këshillit Gjyqësor.
Me këto veprime është bërë shkelje serioze e Ligjit për procedurë penale vlerësojnë anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Që nga mbajtja e seancës publike e deri në marrjen e vendimit kanë kaluar 9 muaj, e mosrespektimi i afateve për marrje të vendimit është e pa tolerueshme, thonë nga Këshilli. Megjithatë sipas raportit, është i pakontestueshëm fakti që gjykatësit i janë ndarë shumë lëndë të vështira, mirëpo nga të gjitha lëndët vetëm “Target-Fortesa” ka qenë e papërfunduar.
“Ajo që kemi konstatuar është fakti se nga të gjitha lëndët e ndara nga regjistri, lëndë që janë me karakter urgjent, si lëndët me dënim me burg dhe lëndë me interes të lartë publik, vetëm lëndë KOK-ZH/ 81/21 (Target-Fortesa) është lëndë e papërfunduar”, pohoi Tanja Çaçarova-Ilievska, anëtare e Këshillit Gjyqësor.
Dinamika e zhvillimit të lëndës është në kompetence të gjykatësit informues, për këtë arsye edhe është kërkuar edhe qëndrimi i tyre për vonesat e paarsyetuara. Si arsye për vonesa janë theksuar komplikueshmëria e lëndës, numri i madh i dëshmive materiale dhe nevoja për më shumë kohë për ekzaminim dhe vlerësim të vendimit të shkallës së parë si dhe ankesat e dorëzuara nga vendimi i shkallës së parë.
“Simptomatike është se në të gjitha deklaratat theksohet se nga dita e mbajtjes së seancës publike deri në ditën e marrjes së vendimit, anëtarët e trupit gjykues kanë shkruar se disa herë janë mbledhur për ta studiuar lëndën, mirëpo grupi i punës nga të dhënat që ka marrë nga kontrolli, ka vërtetuar se nuk ka procesverbal për këto takime të trupit gjykues”, theksoi Tanja Çaçarova-Ilievska, anëtare e Këshillit Gjyqësor.
Edhe për anëtarin tjetër, Sasho Gjiorgjievski është simptomatike dhe e palejueshme vonesat e shkaktuara pa arsyetim.
“Bëhet fjalë për gjykatës që janë përgjegjës për të respektuar ligjet dhe konkretisht në ligjin për procedurë penale saktë është e shkruar se si veprohet në lëndë me karakter urgjent. Ndër tjerash saktë është e shkruar se me afate konkrete, pra kur pranohet lënda, kur mblidhen për lëndën, lëndëve që ju jepet prioritet si ato me dënime me burg dhe për këtë arsye vlerësoj se për arsye të çuditshme për mua nuk mundet që për 9 muaj nuk ka pasur vendim”, pohoi Sasho Gjorgjievski, anëtarë i Këshillit Gjyqësor
Raporti është përgatitur që nga momenti i pranimit të lëndëve në gjykatë, ndarjen tek gjykatësi informues dhe ndërmarrja e veprimeve nga trupi gjykues që ka vepruar mbi këto lëndë.
