Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ekskluzivisht në Click Plus në TV21 foli edhe për procedurën që Ministria e Brendshme ngriti ndaj tij për angazhimin e avokatëve.
Dehari tha se lejohet çdo gjë që nuk e ndalon ligji.
“Neni 8 i Kushtetutës, vlerat themelore të rendit kushtetues, pra, në Republikën e Maqedonisë së Veriut e lejueshme është çdo gjë që me Kushtetutë dhe ligj nuk ndalohet. Nga këtu nisemi të gjithë. Dhe të gjithë bëjmë thirrje për respektim të Kushtetues dhe ligjeve të këtij vendi”, tha Fatmir Dehari – kryetar i Komunës së Kërçovës.
