Në Danimarkë prej sot është i lejuar tubimi publik i 10 deri 50 persona, kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Danimarkës.
Në kuadër të zbutjes së masave, të vendosura me qëllim të parandalimit të përhapjes së Kovid-19, nga 15 qershor turistëve nga vendet e caktuara evropiane do t’u lejohet të hyjnë në Danimarkë.
Në vend deri tani janë paraqitur më shumë se 12.000 raste të koronavirusit, ndërsa numri i rasteve të vdekura arrin 589.
