Legjenda e futbollit, Pele kthehet në shtëpi pas operacionit

TË FUNDIT

Legjenda Pele ka marrë dritën jeshile nga spitali për rikthimin në shtëpi. Ish-futbollisti ndodhej prej afro një muaji i shtruar, për operacionin e vështirë në heqjen e kancerit të zorrës së trashë.

“Jam në gjendje të mirë  dhe do të vazhdojë trajtimin e kimioterapisë në lidhje me tumorin e zbuluar në shtator”.

Kështu shkruan Pele teksa ndau lajmin e gjendjes së tij shëndetësore me tifozët. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai i falenderoi ata për mbështetjen në këto ditë të vështira.