Lazim Destani viziton Klinikën Kirurgjike në Shkup

Must Read

Qeveria britanike mohoi se kryeministri Xhonson javën e kaluar ishte në Itali

Qeveria britanike sot i mohoi informacionet në disa media se kryeministri Boris Xhonson javën e kaluar ishte...

Tre vende kërkojnë nga BE-ja ndihmë ekonomike për Bjellorusinë

Presidentët e Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë do të kërkojnë nga liderët e Bashkimit Evropian të ofrojnë pako...

LREM – Republika në lëvizje duroi mposhtje në zgjedhjet e pjesshme parlamentare

Zëdhënësi i Qeverisë franceze e ka minimizuar mposhtjen  e zgjedhjeve të pjesshme nga dita e mëparshme,  ku...
- Advertisement -

Në fazën e finalizimit të punimeve për rinovimin e Klinikës Kirurgjikale “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, filatropi i njohur z. Lazim Destani, në cilësinë e përfaqësuesit të donatorit të projektit, kompanisë Ecolog International, sot i bëri një vizitë kësaj qendre medicinale për të parë personalisht nga afër rrjedhën e punimeve.

Donacioni për rinovimin e kësaj qendre spitalore në Shkup vjen pas një varg aktivitetesh donuese nga Grupacioni Ecolog. Gjatë periudhës së pandemisë kjo kompani në kuadër të përgjegjësisë korporative shoqërore ka dhuruar mijëra pajisje teknike për ndjekjen e procesit mësimor online për fëmijët e familjeve sociale në gjithë territorin e vendit, materiale e pajisje në spitalin e Tetovës si dhe teste për Covid-19 të dorëzuara tek autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.

- Advertisement -

Donacioni i tashëm për rinovimin e objektit të Kirurgjisë në Shkup do t’i përmirësojë dukshëm kushtet këtu, duke e kthyer atë në një qendër shëndetësore me pamje bashkëkohore. 

Gjatë vizitës së tij z. Destani u prit e u shoqërua nga udhëheqësit e Klinikës Kirurgjikale, drejtorët z. Ljuben Arsenkov dhe znj. Nermin Shaqiri.

- Advertisement -

Lidhur me këtë donacion,drejtuesit e klinikës theksuan se donacioni për rinovimin e fasadës-atrium është me domethënie të jashtëzakonshme.

“Vizita e sotme e z. Lazim Destani, pronar i kompanisë Ecolog, përbën kënaqësi dhe nder të veçantë për ne.  Donacioni për rinovimin e fasadës-atrium është me domethënie të jashtëzakonshme për spitalin tonë. Shpresoj që kjo përgjegjësi shoqërore e z. Destani të jetë një nxitje për donacione tjera të mundshme nga kompani apo individë të tjerë. Në emër të krejt kolektivit, sërish e falënderoj për donacionin dhe në mënyrë të veçantë për nderin që na bëri duke e vizituar këtë spital”, thonë drejtuesit e Klinikës.

- Advertisement -

Përveç këtij donacioni në qytetin e Shkupit, Grupacioni Ecolog është në bisedime me autoritetet kompetente për një investim kapital për ngritjen e një Klinike Shëndetësore Universitare moderne për rajonin e Pollogut, në Tetovë.

Përndryshe, në suaza të projektit EcoCare për Covid-19, kompania Ecolog International tashmë po implementon një numër të madh projektesh nga sfera e shërbimeve shëndetësore nëpër disa vende të Europës Perëndimore.

- Advertisement -

Qeveria britanike mohoi se kryeministri Xhonson javën e kaluar ishte në Itali

Qeveria britanike sot i mohoi informacionet në disa media se kryeministri Boris Xhonson javën e kaluar ishte në Itali, duke bërë të...

Tre vende kërkojnë nga BE-ja ndihmë ekonomike për Bjellorusinë

Presidentët e Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë do të kërkojnë nga liderët e Bashkimit Evropian të ofrojnë pako të përkrahjes për Bjellorusinë në...

LREM – Republika në lëvizje duroi mposhtje në zgjedhjet e pjesshme parlamentare

Zëdhënësi i Qeverisë franceze e ka minimizuar mposhtjen  e zgjedhjeve të pjesshme nga dita e mëparshme,  ku asnjë kandidat i partisë LREM ...

Gjashtë persona të lënduar, njëri prej tyre më rëndë gjatë përplasjes së tre automjeteve në Tetovë

Gjithsej gjashtë persona u lënduan, prej tyre një vajzë më rëndë, në aksidentin e komunikacionit midis tre automjeteve që ndodhi dje rreth...

Arrestohet një grua për shkak të letrës me helm që dërgoi në Shtëpinë e Bardhë

Policia amerikane arrestoi  një grua të dyshuar për dërgimin e një letre deri te Shtëpia e bardhë me helmin vdekjeprurës ricin, kumtuan...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -