Lavrov: BE dhe Gjermania t’i përmbahen detyrimeve ndërkombëtare në hetimin për Navalnin

TË FUNDIT

BE-ja dhe Gjermania duhet të përmbushin detyrimet e tyre dhe të veprojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar gjatë hetimit në rastin e Aleksej Navalnit, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov.

“Ekzistojnë konventa për ndihmë juridike në rastet penale, Konventa evropiane dhe protokollet shoqëruese. Ne i tregojmë secilit prej tyre dhe e nxisim Gjermaninë të përmbush detyrimet e saj sipas këtyre instrumenteve ligjore ndërkombëtare”, tha Lavrov, transmeton Tass.

Qeveria gjermane më 2 shtator njoftoi se lideri rus i opozitës, Aleksej Navalni, i cili po trajtohet në Gjermani, është helmuar me agjensin nervor “noviçok”. Berlini pretendon se ky konkludim është konfirmuar nga laboratorët në Francë dhe Suedi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov ka konfirmuar vazhdimisht se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me Gjermaninë, duke e theksuar se asnjë substancë toksike nuk u gjet në trupin e Navalnit para se të largohej nga Rusia për në Berlin.