Trajneri Filippo Inzaghi është pranë largimit nga drejtimi i ekipit te Milanit.
Drejtuesve të klubit u ka humbur durimi pas humbjes nga Genoa në “San Siro” me rezultat 1-3 të mërkurën në mbrëmje.
Sipas mediave italiane, administratori i deleguar, Adriano Galliani, duket se është pajtuar me idenë e largimit të Inzaghit dhe ka gati Cristian Brocchin, trajnerin e ekipit të rinjve, për të drejtuar skuadrën deri në fund të sezonit.
Ndërkaq, sa i përket sezonit re ri, flitet se drejtimin e “rossonerëve” pritet ta marrë ish- trajneri i Romës dhe Zenitit, Luciano Spalletti.
