Lamtumirë kredive me norma të ulëta të interesit! Nga rritja do të shpëtojnë vetëm ata me norma fikse

TË FUNDIT

Rritja prej 0,5% nga Banka Popullore nuk do të duhej të shkaktonte rritje serioze të normës së interesit nga ana e bankave komerciale. Por nëse vazhdon rritja, kjo do t’i godisë seriozisht qytetarët e varfër, për shkak se ata më së shpeshti marrin kredi, e jo ata të pasurit, sqaron për TV21 ekonomisti Branimir Jovanoviq.

“Nëse keni marrë kredi banimi prej 40 mijë eurove me afat për pagesë prej 20 viteve me normë interesi e cila për momentin është 4%. Nëse kjo normë interesi rritet për 0,5%, përkatësisht 4,5%, do të paguani 253 euro çdo muaj. Do të thotë 11 euro plus. Nëse rritet për 0,5% shtesë, do të paguani edhe 11 euro shtesë. Kjo na duket se nuk janë shumë para, por nëse i shumëzoni me 12 muaj, atëherë dalin 130 euro në vit. Nëse i shumëzoni me 20 vjet, del se duhet të paguani rreth 3000 euro shtesë”, tha Branimir Stevanoviq, ekonomist.

Ata që tashmë kanë marrë kredi apo mendojnë që të marrin, do të shpëtonin vetëm ata që kanë marrë kredi me normë fikse të interesit. Të gjitha bankat qendrore në botë i rrisin normat e interesit ndërsa ekonomistët flasin se epoka e kamatave të ulëta ka përfunduar. Në 10 vitet e fundit bota e jetonte epokën e kamatave të ulëta si rezultat të shtypjes së sasie së madhe parash nga bankat qendrore duke e përfshirë këtu edhe bankën amerikane, me qëllim që t’i përkrahin ekonomitë. Rritja e normave të interesit është çështje inflacioni, megjithatë duhet të kenë kujdes që të mos teprojnë, thotë Jovanoviq.

 “Këtë inflacion nuk mund ta kontrollojë vetëm banka qendrore. Banka qendrore ndikon në kërkesën, përkatësisht ndikon në shpenzimet e qytetarëve, ndërsa ky inflacion nuk është produkt i shpenzimeve të qytetarëve por i rritjes së çmimeve në mbarë botë për shkak të luftës“, theksoi Branimir Stevanoviq, ekonomist.

Qeveria është faktori kyç në kontrollin e inflacionit, thotë Jovanoviq, me kontroll të çmimeve ose me çmime të ngrira. Qeveria do të gabojë nëse vendos që ta shfuqizojë kontrollin e çmimeve, për shkak se kjo do të shkaktojë inflacion edhe më të madh. Inflacioni prej 10% i cili është më i lartë në 20 vitet e fundit, do të rritet edhe më shumë, mendojnë ekspertët.