Lajen: Të gjitha vendet-anëtare të BE-së në të njëjtën kohë do ta marrin vaksinën kundër Kovid-19

TË FUNDIT

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Fon der Lajen mbrëmë deklaroi se të gjitha vendet-anëtare të Bashkimit Evropian do ta marrin vaksinën kundër Kovid-19 në të njëjtën kohë dhe nën kushte të njëjta në pajtim me numrin e banorëve.

Ajo pas  lidhjes video konferenciale të jashtëzakonshme liderëve të BE-së të cilët biseduan për bashkëpunimin dhe përgjigjen e valës së dytë të koronavirusit të ri, vlerësoi se gjendja në Evropë është “shumë serioze” për shkak të rritjes së numrit të infektuarve të rinj, të hospitalizuarve dhe rasteve të vdekjeve.

“Nëse nuk reagojmë urgjentisht dhe në mënyrë koherente sistemi shëndetësor do të përmbytet nga vala e pandemisë”, paralajmëroi Fon der Lajen.

Kryetarja e KE-së u bëri thirrje të gjitha vendeve-anëtare të BE-së të ndajnë informacione të sakta dhe në kohë për gjendjen epidemiologjike kombëtare me Qendrën Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse, ndërsa të gjithë evropianët të ndërmarrin aplikime celulare për ndjekjen e kontakteve me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit të ri.