Laboratori për virusologji pranë ISHP u vlerësua ndërkombëtarisht me sukses maksimal për testin e jashtëm të kompetencës për detektim të Covid-19

TË FUNDIT

Laboratori për virusologji pranë Institutit për shëndet publik (ISHP) e kaloi me sukses maksimal testin e jashtëm të kompetencës për detektim të SARS-CoV-2, zbatuar nga Qendra evropiane për kontroll dhe preventivë të sëmundjeve (ECDC).

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, kjo është mirë njohje jashtëzakonisht e rëndësishme me të cilën konfirmohen angazhimet e sistemit shëndetësor për përballje me virusin KOVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe, dje i vizitoi të punësuarit në Institut dhe ua uroi suksesin.

“Kohë më parë, ekipi i ekspertëve nga Organizata botërore e shëndetësisë e shpalli laboratorin për virusologji dhe diagnostikë molekulare pranë Institutit për shëndet publik për qendër nacionale influence dhe anëtar të barabartë të sistemit global për mbikëqyrje dhe përgjigje ndaj gripit. Për atë qëllim, ekipi i ekspertëve kreu mision për vlerësim dhe verifikim të kapaciteteve të laboratorit. E tërë kjo është edhe një konfirmim për cilësinë e rezultateve të cilat dalin nga laboratori i Institutit për shëndet publik, së bashku me konfirmimin e rezultateve nga laboratori referent i OBSH-së për detektim të SARS-CoV-2 – Modelet nga Berlini, Gjermani”, deklaroi ministri Filipçe.

Përndryshe, siç informoi Ministria e Shëndetësisë, laboratori për virusologji është i pajisur me pajisje të lartë të sofistikuar dhe reagjense dhe teste bashkëkohore dhe të validizuara, ndërsa njëherit është e ekipuar në mënyrë kadrovike me personel me përvojë dhe mirë të trajnuar.

Ky laborator është laborator referent në vend për detektim të sëmundjeve vurusologjike, përfshirë grpin, morbilin dhe rubeolën, arboviruse (ethet e Nilit, virusin usutu, virusin encefalkit të rriqrave, ZIKA, virusin e etheve rift valej dhe të tjera), si dhe viruse të etheve hemorragjike – hantavirus, ethet krime-kongoane dhe të tjera, shtohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë./MIA